Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, në Fortesë kanë përuruar ndriçimin publik në gjatësi 4300 metra (127 poqa), ku përfshihen 6 rrugë, pra, 80% e fshatit mbulohet me ndriçim publik.
Fortesa si një fshat i madh, dhe çdo vendbanim tjetër i komunës së Rahovecit do të gëzojnë edhe shumë projekte të tjera në dobi të mirëqenies së njerëzve tanë.
Ndriçimi publik, veç tjerash, rritë sigurinë e qytetarëve tanë!
Urime qytetarëve të Fortesës! Ka thënë kryetari Latifi gjatë këtij përurimi.