Latifi: Kultura jonë është shtylla kryesore që na lidhë me rrënjët tona dhe na forcon ndjenjën e krenarisë kombëtare

Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi të martën mbrëma mori pjesë në Koncertin me këngë e valle interpretuar nga SH.K.A. “Bajram Curri” që u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe. Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:

“Sonte, pata kënaqësinë të marr pjesë në koncertin me këngë e valle, të organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Ky aktivitet mbresëlënës na rikujton se kultura jonë është shtylla kryesore që na lidhë me rrënjët tona dhe na forcon ndjenjën e krenarisë kombëtare.

Me këtë rast, përuruam edhe aneksin e ri në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori”, i cili do të shërbejë si hapësirë moderne për ushtrimet e ansamblit, kështu duke krijuar kushte sa më të mira për të rinjtë tanë”.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për …