Në një postim në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka thënë se Lubizhda e Hasit ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, me besë, me qëndresë dhe me veprim. Latifi ka shkruar se në tubimin e mbajtur në Lubizhdë ka ndjerë edhe njëherë fuqinë e këtyre njerëzve bujarë, të cilët nuk e lënë fjalën në mes dhe e mbajnë zotimin deri në fund. Më 9 shkurt, ata do ta dëshmojnë këtë edhe në kutitë e votimit, duke e përkrahur Aleancën për Kosovën Fituese. Lubizhda do të dëshmohet edhe këtë herë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet i Koalicionit AAK-Nisma për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen këtë të diele më 9 shkurt 2025.