Latifi: Lum kombi që ka të tillë burra trima si Shkëlzeni me shokë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një shkrimi në facebook i ka kujtuar dëshmorët që ranë në altarin e lirisë para 22 vitesh. Ai nderë  të tjera tha: 22 vjet pa Shkëlzenin, heroin e luftës dhe lirisë, e pa shokët e tij trima Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn, që së bashku ranë burrërisht në një betejë fyt për fyt e të përgjakshme me forcat pushtuese serbe, më 16 prill 1999, në Maznik të Deçanit. Gjithashtu, kujtojmë përvjetorin e vrasjes në pabesi, pas luftës (15 prill 2005), luftëtarin e paepur të lirisë, i sprovuar nëpër beteja të shumta, Enver Haradinajn. Gjaku i heronjve, na bënë të ndjejmë çdo ditë boshllëkun e dhimbjen e madhe, njëkohëisht, sot e përherë edhe krenarinë e natyrshme. Vepra e tyre është e pavdekshme dhe ndriçon rrugën tonë që kemi përpara vetes.

LAVDI! Ka thënë kryetari Latifi në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …