Latifi: Në sallën që ushtonte nga energjia e jashtëzakonshme e bashkimit tonë, dëshmuam forcën tonë politike

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook ka falënderuar nga zemra pjesëmarrësit në hapjen e fushatës së Koalicionit AAK-NISMA të dielën në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Prania e juaj nuk është vetëm frymëzim, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë – Kosova po ecën drejt fitores!

Në sallën që ushtonte nga energjia e jashtëzakonshme e bashkimit tonë, dëshmuam forcën tonë politike.

Prania juaj madhështore dhe entuziazmi juaj i pashoq janë dëshmi se e ardhmja jonë është e ndritur dhe e pathyeshme. Ju falënderoj nga zemra për këtë pjesëmarrje historike që nuk është vetëm frymëzim, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë – Kosova po ecën drejt fitores!

Me guxim, besim dhe vendosmëri të palëkundur, të marshojmë përpara për të realizuar qëllimin tonë: për KOSOVËN FITUESE!, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

“Eurofood” në Xërxë, shembull frymëzimi për suksesin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorët e tij, gjatë ditës së …