Latifi: Një akt humanizmi dhe profesionalizmi meriton vlerësimin më të lartë!
10/01/2025
Institucionet, Njoftime
Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mirëpritur në takim Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta i cili shoqërohej nga Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Kapiten Fazli Morina, togeri Anton Pnishi dhe infermierja znj. Esmeralda Sefaj.
Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:
“Pata nderin të mirëpres në zyrën time Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina, togerin Anton Pnishi dhe infermieren Znj. Esmiralda Sefaj.
Me këtë rast, i dhashë znj. Esmiralda Sefaj një mirënjohje me motivacionin: “Për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës së nxënëses nga fshati Fortesë, si dëshmi e një vlere të lartë njerëzore dhe si shembull frymëzues për shoqërinë tonë.”
Falënderoj sinqerisht për këtë veprim frymëzues, ka shkruar në rrjetin e tij social në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.