leoni

Latifi: Pensionistët janë thesar i vërtetë për ne

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të enjtën takoj pensionistët rahovecian me të cilët bashkëbisedoj për brengat dhe shqetësimet e tyre.

Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar se pensionistët janë thesar i vërtetë për ne. Çdo herë që bisedoj me ta, mësoj diçka të re për jetën dhe për vlerat që ata kanë ndërtuar me vite.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kafeterinë “Bon Bon” në Rahovec, kaloj çaste të këndshme, duke i dëgjuar me vëmendje brengat dhe shqetësimet e tyre, dhe ju uroj atyre shëndet të plotë dhe jetë më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

GLV “Llapusha” ka filluar përgatitjen e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal

Sot ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë, për …