Latifi për betejën e Shishmanit të Bokës: 14 luftëtarë shkruan historinë me jetët dhe gjakun e tyre

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook ka përkujtuar Betejën e Shishmanit të Bokës të datës 29 mars 1999, ku ranë heroikishtë 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimi e tij kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:

Në Betejën e Shishmanit të Bokës, më 29 mars 1999, ishin me shumë që po ktheheshin nga Shqipëria, me armatime dhe municione mbi supe, u ndeshën ashpër me pritën armike, por 14 luftëtarë shkruan historinë me jetët dhe gjakun e tyre. Mes tyre, ishte edhe luftëtari Jahja Danuza nga Rahoveci, duke u bërë bashkë shokë simbol atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj atdheut.

Ata nuk u dorëzuan përballë asnjë vështirësie, çanë me guxim shtigjet, luftuan me zemër të madhe dhe besim të palëkundur deri në frymën e fundit, për lirinë e Kosovës.

Sot, emrat e tyre janë gdhendur në historinë e kombit, duke mbetur dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë.

Lavdi 14 dëshmorëve që u përjetësuan në Betejën e Shishmanit të Bokës!

Lavdi Jahja Danuzës dhe të gjithë të rënëve për liri!

Respekt për luftëtarit që ishin pjesë e këtij marshimi të vështirë dhe për fat i mbijetuan kësaj përballjeje me forcat pushtuese!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për …