Profesori i filozofisë politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj klasës politike. Ai ka shkruar se përderisa politikanët tonë akuzojnë njëri tjetrin, Serbia me diplomaci po bëhet epiqendra e Ballkanit. “ Derisa shqiptarët kalojnë gjithë kohën duke konsumuar dokrrat e politikanëve të tyre,që të vetmet gjëra që dinë t’i bëjnë me efikasitet të lartë janë: të akuzojnë njëri tjetrin për gjërat që shkojnë keq, t’i vjedhin zgjedhjet dhe tenderët publikë për t’i mirëmbajtur klientelat e tyre politike, Serbia po bëhet epiqendra e Ballkanit, jo me luftë por me diplomaci. Amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar. Erdogani i premtoi Vuçiqit ndërtimin e një zone gjigante industriale në Vojvodinë ndërsa nga shuma e 15 miliardë eurove të investimeve kineze në Ballkan,10 miliardë janë investuar në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …