leoni

Latifi: Shoqata “Hareja” me punën e palodhshme mbështesin kategori të rëndësishme të shoqërisë sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të martën takoj përfaqësueset e Shoqatës “Hareja” në Rahovec.

Latifi me këtë rast deklaroj se ishte i nderuar mga ky takim me gra të jashtëzakonshme, të cilat me punën e tyre të palodhshme mbështesin kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Gjatë bisedës, u ndanë shqetësime por edhe ide rreth sfidave me të cilat përballen dhe çështjeve që i preokupojnë. Latifi rikonfirmoj angazhimin e tij për t’iu qëndruar pranë, për të rritur mbështetjen dhe për të krijuar mundësi më të mira për punën e tyre të çmuar.

Mirënjohje të thellë për secilën prej tyre, për rolin e pazëvendësueshëm që luajnë dhe për shembullin frymëzues që japin çdo ditë! Shoqëria jonë është më e fortë falë grave si ato, u shpreh pas takimit, kryetari I komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Zyra e avokatit të popullit organizon këtë të premte takime të rregullta me qytetar nga …