Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, gjatë ditës së Enjte në Prishtinë ka qenë pjesë e një takimi të gjerë me kryetarë të komunave, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ku u diskutua për menaxhimin efektiv të mbeturinave në Kosovë. Në këtë takim, të udhëhequr nga Shefja e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova është diskutuar për ambientin në përgjithësi dhe për mundësinë që të përmirësohet e të ruhet edhe më shumë e më mirë.
“Potencova hapat që kemi ndërmarrë deri tash si komunë dhe planet tona për të ardhmen si dhe kam kërkuar mbështetje nga BE dhe Ministria në projektet tona për të ruajtur, mbrojtur dhe kultivuar mjedisin e Rahovecit”, është shprehur kryetari Latifi.