leoni

Latifi takon banorët e nëndegës së parë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e Parlamentare të 9 shkurtit nga radhët e AAK-së, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët tjerë për Deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina takuan banorët e nëndegës së parë të qytetit të Rahovecit. Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Sonte, përballë një pjesëmarrjeje të madhe e entuziaste, takova banorët e Nëndegës 1 të Rahovecit.

Këta njerëz të vyer dhe punëtorë treguan edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për AAK-në – për Kosovën Fituese.

Ky besim i madh na obligon të vazhdojmë punën me përkushtim dhe vizion.

Faleminderit RAHOVEC!

Faleminderit Rogovë për mbështetjen e madhe për listën e Kosovës Fituese me numër 137!

Kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi me strukturat e AAK-së të premtën mbrëma mbajtën fushatën e radhës me banorët e Rogovës së Hasit. Në një postim të shkurt të shoqëruar me disa foto nga tubimi kryetari Latifi ka shkruar:

Sonte në Rogovë të Hasit, një pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë mbresëlënëse!

Faleminderit Rogovë për mbështetjen e madhe për listën e Kosovës Fituese me numër 137!

Bashkë, drejt fitores më 9 shkurt!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takim me forumin rinor të Smirës

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti të enjtën mbrëma takoj forumin rinor të Smirës. …