Latifi: Ukshin Hoti ka vetëm ditëlindje

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ishte i pranishëm në konferencën me rastin e ditëlindjes së profesor Uksin Hoti në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ai në fjalën e tij ndër të tjera tha: Na mblodhi përsëri Ukshin Hoti, një figurë e madhe kombëtare, tribuni i popullit, ideologu i çështjes shqiptare, profesori Ukshin Hoti, i cili ka ditëlindjen e 81-të. Është thënë, dhe ashtu duhet të jetë, heronjtë dhe martirët vetëm ditëlindje kanë. Ukshin Hotin e kam njohur ende pa e parë, ngase veprimtaria e tij ishte bërë frymëzuese për njerëzit e rezistencës shqiptare kundër shtypjes e represionit serb. Ukshin Hoti u eliminua nga skena politike sepse pikëpamjet e tij përbënin rrezik për elitën politike të kohës dhe për qarqet hegjemoniste serbe. Qëndrimi i tij stoik e vetëmohues, i bindur në të drejtën e tij dhe të popullit të tij, bënë që figura e tij të imponojë respekt, sepse ai e deshi kombin deri në dhimbje. Kjo qëndresë e bëri të pavdekshëm dhe simbol të rezistencës e të atdhedashurisë. Pikëpamjet e Ukshin Hotit, ruajtja e trashëgimisë së tij, ruajtja e relikteve të tij, janë ndër obligimet tona morale e institucionale. Përfundimi i projektit të kompleksit muzeor “Ukshin Hoti”, respektivisht mbledhja dhe sistemimi i veprimtarisë së tij, janë ndër obligimet që po përmbushen. Krejt kjo në kujtim të asaj shëmbëlltyre që duhet ta ketë çdo komb i civilizuar dhe që duhet t’iu lihet trashëgim brezave. Atë që duhet ta themi zëshëm dhe pa u ndalur asnjëherë, është kërkesa për ndriçimin e fatit të tij, sado tragjik të jetë. Ai ishte i vetëdijshëm për pasojat e qëndrimeve të tij, sepse “kuptimi i jetës së tij ishin fëmijët e tij”, e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të Kosovës. Prandaj, familja, shoqëria dhe të gjithë ne duam ta dimë çfarë i bënë Ukshin Hotit dhe pse emri i tij ende figuron në listën e të pagjeturve. Në fund të fundit, fati i Ukshin Hotit është i lidhur me historinë tonë, ndërsa vepra e tij jetësore, shkencore e historike, mbetet pazgjidhshëm pjesë e trashëgimisë tonë kombëtare.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …