Latifi: Bizneset si “Sylka” Sh.P.K, janë shembull i përkushtimit dhe i suksesit që fuqizon ekonominë e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, të mërkurën qëndroj për vizitë në Kompaninë  “Sylka”, Sh.P.K., e cila merret me prodhimin e rrjetave metalike, me fokus rrjetave panel 3D.

Kjo kompani, e themeluar që nga viti 1991 nga z. Hysen Sylka, operon me profesionalizëm dhe cilësi të lartë, ka të punësuar 14 punëtorë dhe 90% të prodhimeve i eksporton në tregjet e Evropës. Gjatë bisedës, u theksua nevoja për rritjen e kapacitetit të prodhimit, për të përmbushur kërkesën e lartë të tregut.

Bizneset si “Sylka” Sh.P.K., janë shembull i përkushtimit dhe i suksesit që fuqizon ekonominë e Rahovecit. Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim bizneset që sjellin zhvillim dhe punësim, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …