Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Lavrov dhe Steinmeier, do të takohen më 15 gusht për të biseduar për Ukrainën dhe Sirinë

Kremlini zyrtar bën të ditur  se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen më 15 gusht, për të diskutuar lidhur  luftimet në Ukrainë dhe në Siri, ku Rusia është përfshirë në mënyrë të njëanshme dhe pa lejen e perëndimit, veprim ky që ka shkaktuar zemëratë në vendet e NATO-s. Ministria e jashtme e Rusisë njofton se takimi do të mbahet në qytetin rus, Jekaterinburg. Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar këtë javë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi Ukrainën për plane sabotazhi në gadishullin Krime, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …