Lavrov ka kërcënuar se vijimi i dërgimit të armëve nga Perëndimi në drejtim të Ukrainës e bën shumë të vështirë arritjen e paqes

Lavrov ka kërcënuar se vijimi i dërgimit të armëve nga Perëndimi në drejtim të Ukrainës e bën shumë të vështirë arritjen e paqes

Një debat i ashpër diplomatik ka shpërthyer në distancë mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, në lidhje me deklaratën e zëvendës-ministrit të jashtëm britanik, James Haeppey i cili gjatë një interviste u shpreh se Ukraina ka të gjithë të drejtën të përdorën arsenalin e dhuruar perëndimor për të sulmuar objektivat ushtarake të furnizimit në territorin rus. Rusia i konsideroi tendencioze këto deklarata, duke shtuar se sipas kësaj logjike i bie që Rusia të godasë vendet e NATO që vijojnë të furnizojnë me armatime Ukrainën. “Sipas kësaj logjike, Rusia mund ta konsideronte po aq legjitime që të synonte të sulmonte në thellësi linjat e furnizimit ukrainas edhe brenda atyre vendeve që transferojnë armë në Ukrainë, të cilat gjithashtu prodhojnë vdekje dhe shkatërrim”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova. Nëse Perëndimi do të vijojë të dërgojë armë është shumë e vështirë që negociatat të kenë rezultate pozitive. Ne jemi gati t’i rifillojmë nëse dikush do të prezantojë ide më interesante”, ka saktësuar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …