Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kryesues i radhës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Perëndimi e njohu pavarësinë e Kosovës pa një referendum, ndërsa atë të Krimesë e kundërshton, duke pretenduar se në gadishull është mbajtur një referendum. Është e qartë se regjimi nazist në Kiev nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë përfaqësues i banorëve në Donbas, ashtu sikur as Prishtina nuk mund të pretendojë se përfaqëson interesat e Serbëve të Kosovës, tha Sergej Lavrov. Ministri rus shtoi se Bashkimi Europian u premtoi serbëve të Kosovës një autonomi, ashtu sikur bënë Berlini dhe Parisi, që i premtuan Donbasit një status special. Kryediplomati i Moskës tha ndër të tjera se vetë Joe Biden nxiti bombardimet e NATO-s në Beograd, dhe sipas tij, tani serbëve u kërkohet që të mos ofendohen për shkak të atij zhvillimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …