Lëvizja për Bashkim ka reaguar lidhur me situatën e fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Në reagim thuhet se dorëheqja e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës është rrjedhojë e çështjes së pazgjidhur të veriut. “Kjo situatë vjen si rrjedhojë e një çështjeje të pazgjidhur – çështjes së veriut. Qytetarët serbë të veriut, të shtyrë e të mbështetur nga Serbia, nuk e pranojnë dhe e sfidojnë hapur shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Në anën tjetër, dialogu i vendosur në binarë të gabuar as nuk ka prodhuar, e as nuk pritet të prodhojë ndonjë zgjidhje që do t’i jepte fund mundësisë së tensionimit të situatës. Prandaj shtrimi i drejtë i kësaj çështjeje, dialogu i vendosur mbi bazën e reciprocitetit në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve dhe shmangia e bisedimeve për çështje të brendshme me Serbinë, është rruga e duhur për t’iu dhënë fund tensionimeve të herëpashershme dhe për t’i dhënë vendit e kombit një zgjidhje të përhershme” thuhet në mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …