LB-ja konstituoi Këshillin e Përgjithshëm

Më 6 dhjetor 2015, Lëvizja për Bashkim mbajti mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm, të zgjedhur nga Kuvendi VIII i LB-së.Ndër të tjera, në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e Kryesisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LB-së. Në këtë mbledhje kryetari i porsazgjedhur i LB-së, Valon Murati, informoi anëtarët e KP-së për planet dhe vizionin e tij për mandatin 4-vjeçar, si dhe ftoi për mobilizim të përgjithshëm të anëtarësisë në funksion të realizimit të detyrave që kemi përpara. U mor vendim që brenda një afati prej tre muajsh të hartohen platforma të veçanta të sferave të ndryshme, si dhe të ndërtohet plani për reformat që LB do t’i ndërmarrë në të ardhmen. Kryesia e re, e propozuar nga kryetari Murati dhe e miratuar me shumicë votash nga KP i LB-së ka këtë përbërje: Avni Klinaku, Raif Qela, Aurora Bakalli, Fadil Fazliu, Agim Kuleta, Kushtrim Sheremeti, Remzije Makolli, Valdet Gjonbalaj, Flaka Braha dhe Abetare Fazliu. Sekretar i Përgjithshëm i LB-së u emërua Avni Klinaku.

 

 

Edhe në këtë mbledhje u konfirmua qëndrimi i Lëvizjes për Bashkim kundër marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe, si dhe për mungesën e transparencës për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, duke konstatuar se vendosja e parimit të reciprocitetit në raport me të tjerët është më i drejti. Por LB i bëri thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë, pozitë e opozitë, që të jenë më të matur dhe më të përgjegjshëm në veprimet e veta. Aty u konfirmua qëndrimi se Lëvizja për Bashkim e konsideron dialogun si rrugë të vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Prandaj, LB insiston që është e domosdoshme ulja në një tryezë e të gjitha forcave parlamentare në vend, në mënyrë që të gjejmë një rrugë për dalje nga kriza.

Kontrolloni gjithashtu

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …