Lëvizja për Bashkim

LB: Kosovës i duhet urgjentisht një zgjidhje, e cila mbështet në vullnetin e shumicës së banorëve të saj

Kundër ndërtimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës ka reaguar edhe Lëvizja për Bashkim. Në reagimin e saj thuhet se muri i filluar rishtazi nga serbët në Urën e lumit Ibër sikur i zgjoi nga gjumi shqiptarët e Kosovës “multietnike” e më gjerë! Thuajse ky “mur” në veri të Kosovës dhe “muri” tjetër në lindje të saj, po aq i fortifikuar, të mos kenë ekzistuar që nga përfundimi i luftës, pra që më 1999 në veri dhe që më 2001 në lindje të Kosovës! Por, ajo çka është më e keqja, që nga viti 1999 ne jemi sjellë sikur nuk po ndodhë asgjë! Kemi shijuar lirinë në territorin e mbetur dhe i kemi mbyllur sytë para “mureve”! Ajo çka është edhe më keq, edhe në bisedimet e Vjenës (2005), edhe në bisedimet e Brukselit (2011) as që është përmendur ekzistenca e “mureve”, por kemi zhvilluar bisedime për diskriminimin pozitiv apo edhe për avancimin e të drejtave të atyre “që ndërtonin mure”! Kosovës i duhet urgjentisht një zgjidhje, e cila mbështet në vullnetin e shumicës së banorëve të saj. Përndryshe, edhe nëse fizikisht rrëzohet muri në veri të Kosovës, “muret” që pengojnë ecjen përpara të Kosovës janë më të fuqishme sesa vullneti i saj, thuhet në reagimin e LB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …