Lëvizja për Bashkim ka tërhequr vërejtjen se situata në Kosovë sa vjen e po përkeqësohet. Veçanërisht ajo mund të acarohet e të dalë jashtë kontrollit ditën e premte, kur Kuvendi i Kosovës do ta ketë në rend të ditës zgjedhjen e Kryetarit të Kosovës. Në këtë ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend edhe opozita, edhe PDK-ja kanë paralajmëruar manifestim. Kjo mund të përbëjë një rrezik të madh për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët! Prandaj, Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të jenë në nivelin e detyrës dhe të mos lejojnë gjakderdhje të panevojshme. Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e asnjërës palë. Lëvizja për Bashkim u bën thirrje policisë së Kosovës që ta ruajnë rendin e ligjin, ndërsa qytetarët që të mos pozicionohen në asnjërën anë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …