Lëvizja për Bashkim, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës për lirimin e pronave të uzurpuara. Nëpërmjet një komunikate për medie, ky subjekt ka inkurajuar Prokurorinë dhe Policinë që të vazhdojnë aksionet në funksion të kthimit të pronës te pronarët legjitim. “Uzurpimi i pronave është një fenomen, i cili, përveç që ka dëmtuar personalisht individët, si pronarë legjitim të tyre, ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe ekonominë e vendit. Shumë prej këtyre pronave të uzurpuara kanë për pronarë investitorë nga diaspora, të cilëve, me këtë rast, u është pamundësuar investimi në to për vite me radhë. Një potencial i madh investues nga jashtë, që do të prodhonte shumë vende pune dhe do të sillte zhvillim shumë më të madh ekonomik, për vite të tëra ka mbetur peng i disa individëve uzurpatorë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Bashkim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …