leoni

Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

LB: Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës – skandaloz!

Sipas njoftimit zyrtar të komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës Kosova del t’i ketë 46,230 Veteranë Luftëtarë! Kjo shifër është jashtëzakonisht e fryrë dhe ky proces del të jetë i manipuluar dhe skandaloz! Për të parë se si është keqpërdorur ky proces, po e japim numrin e veteranëve (sipas komisionit qeveritar) të shpërndarë nëpër zona: Zona e Dukagjinit – 15,023; Zona e Pashtrikut – 8,730; Zona e Drenicës – 6,959; Zona e Llapit – 4,310; Zona e Nerodimes – 3,100; Zona e Shalës – 1,950; Zona e Karadakut – 1,070; Njësitë Vartëse të ShP të UÇK-së – 5,057 dhe Shtabi i Përgjithshëm – 31!

Lëvizja për Bashkim konsideron se kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj! Në njërën anë, është e pandershme dhe e padrejtë që të dëmtohet e kaluara përmes barazimit të një veterani të vërtetë me një mashtrues ordiner, dhe në anën tjetër, është e papranueshme që kjo padrejtësi të paguhet edhe me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve, përmes rëndimit të buxhetit të varfër të vendit. Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për ta verifikuar këtë gjendje, në mënyrë që manipuluesit të dalin para drejtësisë, veteranit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe shtetit t’i krijohet mundësia për përkujdesje dinjitoze për veteranët e vërtetë!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …