leoni

LB reagon kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

LB reagon kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Lëvizja për Bashkim, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Në një komunikatë për medie, Lëvizja e drejtuar nga Avni Klinaku thekson se Serbia e ka bërë të qartë se i trajton zgjedhjet në Kosovë si zgjedhje në territorin e saj, në përpjekjet për ta minuar dhe mohuar shtetësinë e Kosovës. Lëvizja për Bashkim konsideron se pavarësisht që këto zgjedhje po thirren në parimin e dyshtetësisë, në rastin e Kosovës këto zgjedhje nuk përfillin asnjë normë të njohur ndërkombëtare në këto raste. “Lëvizja për Bashkim, edhe një herë i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe gjithë faktorit politik shqiptar, që në vend të qasjes parciale dhe joserioze në bisedimet me Serbinë, të ndërtohet një qasje gjithëpërfshirëse, përmes ndërtimit të një platforme kombëtare, nga të gjitha forcat politike shqiptare, e cila do të vendoste në binarë afatgjatë mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë, binarë nëpër të cilët do të ecnin forcat politike shqiptare, pa marrë parasysh se cila do të ishte në pushtet e cila në opozitë dhe do të evitonte situata të pakëndshme si këto, në të ardhmen”, përfundon reagimi i Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …