Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj siç thonë kërcënimit dhe shantazhit publik që kandidati i koalicionit të mesnatës, i bëri sot administratës shtetërore. Përmes një postimi në rrjetin social, Ramush Haradinaj ka shkruar se nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve. “Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj kërcënimit dhe shantazhit publik që kandidati i koalicionit të mesnatës, i bëri sot administratës shtetërore. LDK garanton qytetarët e Kosovës, që me fitoren që do të arrijë në zgjedhjet e 11 qershorit, do t’ia pamundësojë koalicionit të territ që t’i shantazhojë dhe t’i largojë nga puna punëtorët profesionalë të administratës, me synim që ta mbush atë me mbështetësit e tij. LDK ka plan konkret për reformë moderne në administratë dhe jo për largim me dhunë të njerëzve nga vendet e punës siç ndodh në vendet diktatoriale, forma që po propagandohen nga kandidati i koalicionit të territ, i cili, siç e ka humbur arsyen, do të humb edhe në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …