Anëtarët e Komisionit për Arsim nga opozita e Kosovës janë të shqetësuar lidhur me paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë, duke kërkuar që nxënësit të mos vuajnë pasojat e përplasjes. LDK-ja i konsideron të drejta kërkesat e sindikatës, ndërsa AAK, kërkon që çështja të trajtohet në Kuvend për të shmangur përdorimin e nxënësve për qëllime politike. Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, vlerëson se mos dialogu mes qeverisë dhe sindikatës çon në këtë gjendje. Ajo thekson se kërkesat për rritje të pagave janë të drejta, duke marrë parasysh inflacionin e lartë. Ndërkaq, Albena Reshitaj nga AAK, shpreh kritikë për trajtimin e qeverisë ndaj sindikatave dhe kërkon që arsimi të mos përdoret për interesa politike. Ajo vlerëson se situata aktuale përçanë mësimdhënësit dhe kërkon që çështja të diskutohet në Kuvend për të gjetur zgjidhje afatgjata për arsimin në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …