Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

LDK dhe Vetëvendosje synojnë që sot në Kuvend t’i kundërvihen me një projekt rezolutë propozimit të Qeverisë

Opozita synon që t’i kundërvihet “Draft-Marrëveshjes gjithëpërfshirëse” të kryeministrit Haradinaj, me një rezolutë e cila do të dalë si propozim në fund të seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot. Ajo është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të kundërshtuar dokumentin e propozuar nga Haradinaj. Megjithëse dy subjektet kryesore opozitare e kanë përjashtuar mundësinë që të përfshihen në negociata, drejtues të LDK-së kanë deklaruar se, Marrëveshja me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa ta. Një qëndrim unifikues rreth versionit me të cilin Kosova do të prezantohej në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, e synojnë edhe partitë në pushtet, para përfundimit të vitit. Por nuk kanë treguar nëse do të dominojë opsioni i proklamuar nga presidenti – shkëmbimi i territoreve, që është në konflikt me dokumentet e propozuara nga Qeveria dhe Ekipi shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …