LDK dhe Vetëvendosje do të përpiqen për t’i siguruar 61 numra për formimin e institucioneve, pas dështimit të koalicionit PAN

LDK dhe Vetëvendosje do të përpiqen për t’i siguruar 61 numra për formimin e institucioneve, pas dështimit të koalicionit PAN

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar se do t’i fillojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, pas dështimit për herë të gjashtë të koalicionit PAN në Kuvend. Drejtuesit e këtyre subjekteve thonë se do t’i nisin bisedimet edhe me deputetët minoritarë, në mënyrë që, siç thonë, ta konstituojnë Kuvendin dhe më pas ta formojnë edhe Qeverinë.  Deputetja e  Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se presin që LDK-ja të bashkëpunojë me partinë e tyre për formimin e institucioneve.

“Ne kemi pasur kontakte me drejtuesit e LDK-së për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit për qeverisje. Ne jemi treguar shumë bashkëpunues në këtë drejtim, mirëpo, pavarësisht kësaj, LDK-ja ka bërë veprime që nuk i kontribuojnë bashkëpunimit me deklarata naive dhe vendosjen e kushteve që për ne janë të papranueshme”, ka thënë Haxhiu për “Zërin”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …