Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e kryesisë në të cilën është rikonfirmuar se nuk do të kenë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se gjatë kësaj mbledhja kanë rikonfirmuar se si LDK nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në. Ai tha se në takimin e radhës të kryesisë i cili pritet të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet për koaliconin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se si partia më e madhe u takon kryeministri. Mustafa tha se po ashtu tha se në takimin e radhës të kryesisë do diskutojnë edhe për mandatarin e tyre për kryeministër. Sipas tij, janë hapur diskutime për mandatarin por të hënën do të përmbyllet ky diskutim të hënën në mëngjes. Ai është pyetur për arsyet që nuk kanë marrë pjesë në këtë takim Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, megjithatë tha se nuk është i sigurt për mospjesëmarrjen e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …