Komisioni Qendror Zgjedhor ka rreth 1 vit që ka mbetur jofunksional, pasi kryetari i vendit nuk i ka dekretuar ende anëtarët e partive politike. Ndërkaq, kërkesa e tij drejtuar gjashtë grupeve parlamentare shqiptare për të propozuar nga një anëtarë për trupën e re të KQZ-së, po konsiderohet joligjore nga dy partitë opozitare. Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thotë se pretendimi i Thaçit që çdo subjekt parlamentar të ketë nga një përfaqësues në KQZ, është jashtë çdo rregulle të krijuar më herët. Sipas tij kreu i shtetit është duke i bërë këto veprime me qëllim që t’i favorizoi partitë në pushtet dhe PSD-në. Kundërshtuese e këtij qëndrimi të kryetarit është edhe Vetëvendosje. Albulena Haxhiu nga kjo parti thotë se Thaçi po përpiqet të ketë një përbërje siç i përshtatet atij dhe jo siç e thuhet në dispozitat ligjore. Ndërsa, të kënaqur me këtë veprim shprehet Partia Socialdemokrate. Sipas tyre kjo është në përputhje me gjitha normat ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …