Lidhja Demokratike e Kosovës konstaton se fjalimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurtit në seancën solemne të Kuvendit, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i pa dinjitet. LDK-ja, e cila bashkë me partitë e tjera opozitare lëshoi sallën e Kuvendit, thotë se Kurti sulmoi opozitën, mediat dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë. Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 Shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagimin e LDK-së. Albin Kurti sot nuk përmendi me asnjë fjalë protagonistët e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ditën solemne e zgjodhi për të bërë propagandë politike, gjoja për të arriturat gjatë qeverisjes së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …