Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar ofertën e saj Lëvizjes Vetëvendosje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar lajmin duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes. “Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, deklaroi ai. Kujtojmë se Lidhja Demokratike ka kërkuar ndarje të barabartë të ministrisë pesë më pesë, kryekuvendarin dhe zotimin se Vetëvendosjes do të votojë kandidatin e tyre për kryetar të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …