Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku u miratua buxheti për vitin 2025. Incidenti u shënua nga veprimi i shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili shkuli mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit. Sipas një videoje të publikuar, asamblistë të kësaj partie ë janë dëgjuar duke diskutuar për çështjen e Badocit, ku është përmendur edhe kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë, asamblistët Edmond Azemi dhe Berat Lahu qëndruan në sallë për të siguruar kuorumin gjatë votimit të buxhetit. Në reagimin e saj, LDK-ja e cilësoi këtë incident si një “shpalosje të kriminalitetit të LVV-së” dhe e akuzoi partinë për “praktika korruptive dhe kriminale” që shkojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …