Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, me qëllim për t’ i mbajtur zgjedhjet parakohshme. Sipas zyrtarëve të këtyre dy partive, kryeministri, Albin Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, akuzuan mazhorancën për bllokim të jetës parlamentare, pasi sipas tyre nuk ia vazhduan mandatin edhe për tre muaj komisionit hetimor për rezervat shtetërore. Krahas kësaj, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, njoftuan se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të javën e ardhshme, ku pritet të diskutohet për tre vite punë të qeverisë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …