Grupet punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes kanë diskutuar për sigurinë dhe drejtësinë. Pas takimit, ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media deklaroi se ndër të tjera është diskutuar edhe formimi i Zyrës Shtetërore për Hetim që do të hetojë krimet e vjetruara sidomos ato politike. Zyrtarë të LDK-së për vite me radhë kanë kërkuar që vrasjet politike të zbardhen e për të cilat edhe kanë akuzuar Shërbimin Informativ të Kosovës dhe ish-kreun e kësaj organizate, Kadri Veselin. Ish-deputeti i VV-së, Sami Kurteshi që ka qenë pjesë e takimit të fundit të grupeve punuese nuk ka dashur të komentojë nëse kjo Zyrë që është diskutuar të formohet do të hetojë edhe SHIK-un, kurse ish-deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka thënë LDK është gjithmonë e gatshme që të shtyejë përpara hetimin e SHIK-ut. Në kohën kur LDK-ja kishte kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe atë të jashtëm nuk është ndërmarrë asnjë hap në “hetimin” e të ashtuquajturit SHIK, me të cilin ata e identifikojnë PDK-në dhe partitë e dala nga lufta, apo sikur quhet krahu i luftës, tashmë në opozitë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …