Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Besianës, Nexhmi Rudari, nga selia e partisë ka thënë se kjo parti është duke prirë me vota në të gjitha vendvotimet. “Presim rezultate të mira, dhe sipas informacionve që kemi jemi duke prirë në të gjitha vendvotimet. Shpresoj se kështu do të përmbyllet edhe kjo natë me një fitore në vazhdimësi të LDK-së”, ka thënë ai. Fitoren në Besianë e kanë shpallur përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …