Politikanë të LDK-së kanë deklaruar se do ta shqyrtojnë me kujdes, nen për nen draft-statutin e Asociacionit dhe do ta kundërshtojnë me aq sa kanë fuqi. Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë për Ekonomia Online se si parti do t’i ftojnë ekspertët e tyre dhe do ta shqyrtojnë draft-statusin e Asociacionit, pasi sipas saj, në lexim të parë vërehet që u jep autonomi serbëve. “Ne draft statusin do ta shqyrtojmë me kujdes si Lidhje Demokratike e Kosovës, do ti thërrasim gjithë ekspert brenda që i kemi për të analizuar mirë. Por sipas shikimit të parë që e kemi lexuar unë dhe gjithë anëtarët e tjerë flitet për një autonomi dhe nuk pritet gjë më e mirë nga prej Qeverisë Kurti. Ashtu edhe në bisedimet e Ohrit në deklarimet e tyre në Kuvendin e Kosovës mesë rreshtave e kanë pranuar që serbet do ta kenë një farë lloj autonomie dhe secila parti që ka qenë në pozitë ka mundur që ta sjell një statut të tillë ku sigurohet autonomia serbe në veri, tha mes deputetja, Valentina Bunjaku.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …