leoni

LDK

LDK-ja do të ankohet rreth gjobës prej 20 mijë euro, të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar rreth gjobës prej 20 mijë euro të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kandidati për deputet nga LDK-ja Besian Mustafa tha se ekipi i juristëve është duke analizuar derisa tha se ka informacion që është paraqitur kërkesa edhe në Gjykatën Supreme për shkak të nivelit të gjobës. Ekipi jonë i juristëve është duke analizuar, me aq sa kam informacion ka paraqitur dhe kërkesë në Gjykatën Supreme, për shkak të nivelit të gjobës. Sapo të marrim përgjigje përfundimtare do ju njoftojmë”, deklaroi ai. Vendimi vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje-parti në pushtet, është ankuar në PZAP se Xhenet Syka, kandidate e LDK-së për deputete, ka publikuar një video në rrjete sociale ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler. Derisa me gjobë është dënuar dhe kryeministri Albin Kurti nga PZAP, për gjuhën e përdorur në tubimin e qytetit të Pejës më datë 13 janar. Ky i fundit u gjobit në vlerë 3 mijë euro. PZAP për dy subjektet politike jep afat prej 15 ditësh për të paguar gjobat. Kosovapres

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, uron komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin Reichstein që është vendosur, në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për …