LDK

LDK-ja dorëzoi kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli

LDK ka dorëzuar kallëzim penal kundër  ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore  Pacolli. Ky hap u  ndërmor  pas raportimeve se familjarët e deputetes Fitore Pacolli kanë përfituar grante në sektorin e bujqësisë, që sipas LDK-së, kjo është bërë bazuar në lidhjet familjare. LDK ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë pasi sipas tyre është keqpërdorur paraja publike. Zyrtarë të LDK-së, ditë më parë, akuzuan këta zyrtarë  duke thënë se kanë ndikuar që vëllai i deputetes të fitojë grant në vlerë rreth 100 mijë euro. Akuzat i mohoi Blerim Pacolli, vëllai i deputetes, duke thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar grantin. Ndaj akuzave reagoi edhe deputetja Pacolli e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi, duke thënë se do të bëjë padi ndaj mediave që e kanë publikuar lajmin për grantin. Edhe Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nisjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë dhe shkarkimin e zonjës Pacollit nga pozita e kryetares së komisionit parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …