Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, lidhur me planin e ri të shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit. Kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci shkaku i asaj që e ka cilësuar si “keqmenaxhim të vitit shkollor”. Kosova nuk e meriton një ministre që ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin dhe përfundimisht është dorëzuar duke ia kaluar përgjegjësinë prindërve”, tha Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku, gjatë një konference për media më 22 gusht. Një ditë më parë, ministrja Nagavci tha se Ministria po e shqyrton mundësinë që t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë vetë tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor. Në të kaluarën, MASHTI i ka blerë tekstet nga shtëpitë botuese e ato pastaj u janë shpërndarë nxënësve nëpër shkolla. Gjatë konferencës, zonja Lushaku e kritikoi këtë plan të MASHTI-t dhe u shpreh e shqetësuar që planifikimi për vitin e ri shkollor, që nis më 1 shtator, nuk është bërë më herët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …