LDK-ja ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do ta mbështes në balotazh për kryetar të Komunës së Drenasit, ka thënë Bedri Nika, kandidat i kësaj partie për kryetar, i cili u radhit i pesti në zgjedhjet e së dielës. Unë personalisht kam qenë kundër kësaj qeverisje, por kjo nuk do të thotë se e mbështeti ose nuk e mbështeti dikë personalisht. Ne e kemi një zot shpije që është Isa Mustafa dhe duhet të konsultohemi me të dhe të dalim me një qëndrim zyrtar ka saktësuar z. Nika.
