Zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi në një konferencë për media tha se Besnik Bislimi nuk është i denjë ta përfaqësojë Kosovën në politikën ndërkombëtare. “Është një përfaqësim jodinjitoz nga Bislimi i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës institucion që kishim gjasë të mëdha anëtarësimi pas suspendimit të Rusisë. LDK-ja kërkon dorëheqje të menjëhershme të Besnik Bislimit, pasi ai nuk është i denjë ta përfaqësoj Kosovën në politikën ndërkombëtare, pasi Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, tha Halimi. Ky skandal ndodhi në kohën kur Kosova kishte gjasa të mëdha të pranohet në Këshillin e Evropës. Bislimi demantohet rëndë nda Berge, i cili thotë se ajo çfarë kanë biseduar më Bislimin nuk është e saktë nga ajo çfarë ai ka paraqitur. Ky është një skandal i madh diplomatik që i kushton dhe po i kushton rëndë vendit tonë”, tha zonja Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …