Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka lëshuar deklarata etiketuese dhe shpifëse ndaj liderit të LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje zotit Haradinaj që të tërhiqet nga shpifjet dhe akuzat, gjuhë të cilën siç duket e ka mësuar së fundi gjatë partneritetit me grupet radikale të majta në kuadër të “koalicionit të molotoVëVe”, thuhet më tutje në komunikatë. Më tutje, në reagimin e LDK-së thuhet se kjo parti i bën të qartë zotit Haradinaj se ai është njeriu i fundit që mund t’i shes moral në këto aspekte kujtdo në Kosovë, e aq më pak LDK-së. LDK ka kërkuar nga Haradinaj të sqarojë prejardhjen e pasurisë së tij, apo, siç kanë thënë,aferën e fundit të privatizimit të qindra hektarëve tokë nëpër Kosovë. “LDK-ja kërkon nga zoti Haradinaj dhe mësuesit e tij të rinj në opozitë që të heqin dorë nga sulmet e ulëta verbale e fizike, si mjete për të synuar marrjen e pushtetit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …