Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka humbur legjitimitetin e saj. Prandaj, kjo parti konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme brenda këtij viti. Deputeti Ismet Beqiri tha se presin edhe nga deputetë të koalicionit, që, sipas tij, janë të pakënaqur me këtë qeveri, ta votojnë mocionin e propozuar nga LDK-ja, e cila tani i ka nënshkrimet e gatshme, kjo gatishmëri është shprehur edhe nga VV dhe PSD. Tani do të përgatitet edhe teksti i mocionit dhe po mbajmë kontakte edhe me të gjithë ata që janë në koalicionin qeverisës, e që janë të pakënaqur, që t`i bashkohen këtij mocioni dhe të na përkrahin për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Beqiri, për Radio Kosovën. Por, deputetja Time Kadrijaj, nga AAK-ja, thekson se Qeveria aktuale po tregohet e suksesshme në punën e saj. Madje, ajo shprehet se ky koalicion do ta dërgojë mandatin deri në fund