Lutjet e Albin Kurtit dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes për një koalicion parazgjedhor s’po i dëgjon askush në LDK. Partia e Isa Mustafës nuk lejon ta bëjë Kurtin kryeministër, meqë është e vendosur që postin e krye-qeveritarit ta mbajë për vete. Për këtë punë, zyrtarë të këtij subjekti politik po deklarojnë se nuk e kanë ndërmend të negociojnë me asnjë subjekt tjetër politik. “Deklaratat e ndryshme të zyrtarëve të partive tjera, në këtë rast edhe të atyre të Vetëvendosjes, nuk i marrim si oferta, janë deklarime dhe dëshira të tyre. LDK do të garoj për t’ i fituar zgjedhjet dhe me Kryeministër nga radhët tona”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …