Mustafa

LDK-ja po përgatitet ta rimarrë qeverisjen e vendit dhe po punon që vendi të mbajë zgjedhje sa më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se partia që ai drejton po përgatitet që të rimarr qeverisjen e vendit dhe se po punon që vendi të mbajë zgjedhje sa më parë për t’u ndalë keqqeverisja. Ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së. Po diskutojmë për prioritetet, të cilave duhet tu përmbahemi si LDK në komuna dhe në nivel qendror, për ndryshimet që duhet të ndodhin, në mënyrë që Kosova të qeveriset mirë e pa korrupsion. Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin. Prandaj duhet të punojmë shumë me anëtarësinë dhe qytetarët për ta shtuar besimin e tyre në fitoren tonë të përbashkët.  Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse LDK ndan bindjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës se qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …