leoni

Abdullah Hoti

LDK-ja po pret vetëm vendimin e PDK-së për ta proceduar demarkacionin

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se po e presin vetëm edhe vendimin e PDK-së që e përkrahë demarkacionit për ta proceduar pastaj për votim në Parlament. Ai ka thënë se LDK e ka marrë veprimin pro votimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në mënyrë që të zhbllokohet procesi i liberalizimit të vizave. “Si LDK ne veç e kemi marrë vendimin në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë para që e mbështesim ratifikimin e demarkacionit. Ne po presim nga partneri tjetër i koalicionit, PDK, që të lëvizë në të njëjtin drejtim dhe në ditët e ardhshme dhe javët e ardhshme të lëvizim në Kuvend. Sepse i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë”, ka thënë Hoti, për Zërin e Amerikës. Megjithëkëtë, një pjesë e deputetëve të LDK-së, por edhe të PDK-së, kanë dalë në krahun e Opozitës dhe po e kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …