LDK-ja radhitet para PDK-së me vota të përgjithshme, por PDK-ja është para LDK-së me numër të asamblistëve

LDK-ja radhitet para PDK-së me vota të përgjithshme, por PDK-ja është para LDK-së me numër të asamblistëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë para PDK-së me vota të përgjithshme, por PDK-ja ka dalë para LDK-së me numër të përgjithshëm të asamblistëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 14,335 vota më shumë se PDK-ja, kurse PDK-ja ka 2 asamblistë më shumë se LDK-ja në rezultatet e përgjithshme për kuvendet komunale. Me përgjysmë vota më pak radhitet  Lëvizja Vetëvendosje. Në radhitje e para është LDK, pastaj PDK, Vetëvendosja, AAK, Nisma, Lista Serbe dhe AKR

Kjo është radhitja e re e subjekteve politike në Kosovë sipas KQZ-së:

47 LDK 182.447 213 24.04

94 PDK 167.381 215 22.13

10 VV 119.045 128 15.75

50 AAK 99.400 127 13.32

31 NISMA 39471 49 5.26

29 LISTA SERBE 37070 116 4.94

34 AKR 31091 36 4.15

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …