Nënkryetarja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e sinqertë dhe ka kërkuar që ai të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. Bajrami theksoi se LDK nuk pranon shpërndarjen e Kuvendit, pasi kjo do të amnistonte kryeministrin për dështimet e tij. Ai dëshiron të thotë që Kuvendi s’po punon dhe eja të shkojmë në zgjedhje, duke mos pranuar dështimin e tij, tha Bajrami. E pyetur për gatishmërinë e LDK-së për zgjedhje, ajo u shpreh se partia e saj është po aq e gatshme sa dhe partia në pushtet. Bajrami kritikoi kryeministrin për mashtrimet gjatë fushatës zgjedhore, duke përmendur premtimet për uljen e çmimeve të rrymës dhe të tjerave, që nuk janë realizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …