leoni

LDK

LDK-ja sërish ka kërkuar nga Qeveria që ta pranojë planin prej 10 pikave për daljen nga kriza energjetike

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, sërish  ka kërkuar nga qeveria që ta pranojë planin prej 10 pikave që ajo e ka përgatitur  për daljen nga  kriza energjetike. Ajo thotë se Kriza  në vend po shkon duke u thelluar, ndërsa ne si LDK do të vazhdojmë pareshtur t’i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin dhjetë pikësh, të cilin e vlerësojmë shpëtues për qytetarët.  Si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar blloku ‘A5’, bie blloku ‘A3’, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 megavat  janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike thuhet në  komunikatën e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …